Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 45 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin komunal emergjent në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2642 raste, prej tyre 2127 janë shëruar, 72 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 443 persona. /TV Malisheva

Share.