137 ushtarë ukrainas u vranë dhe 316 të tjerë u plagosen në ditën e parë të luftimeve për të mbrojtur nga sulmet që filloi Rusia orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Këto shifra i ka bërë të ditur presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nëpërmjet një video-mesazhi.

Kurse sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka thënë se vlerësimi i verifikuar i shërbimeve të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është se Rusia ka dështuar në ditën e parë për të marrë ndonjë nga objektivat e saj.

Ai tha se Rusia dështoi, sepse ukrainasit luftuan, raporton BBC, transmeton TV Malisheva.

Ben Wallace gjithashtu tha rreth 450 ushtarë rusë humbën jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.

 

Share.