Vendi i punës nuk është thjesht një vend, ku duhet t’i tregoni aftësitë tuaja profesionale, t’i përfundoni detyrat që i keni në përshkrim të punës dhe me kaq të përfundojë gjithçka. Ai është një vend më i ndërlikuar, ku ka lloje të ndryshme të njerëzve e raporte të ndryshme me ta. Pra, nuk përfundon gjithçka tek puna.

Sipas një studimi pothuajse 80 vjeçar të Harvardit, është vërtetuar se “përqafimi i komunitetit” na ndihmon të jetojmë më gjatë dhe të jemi më të lumtur. Edhe në punë është mirë të përqendroheni në kultivimin e lidhjeve autentike me kolegët e duhur, ata të cilët ju ndihmojnë të rriteni në të gjitha format.

Akademi Pune ka një listë me personat që duhet t’i keni në rrethin e brendshëm.

Një mik/mikeshë të zyrës

Studimet kanë treguar që të keni shok ose shoqe në punë, vetëm sa e shton kënaqësinë e punës, por gjithashtu e rritë performancën e produktivitetin. Prandaj, nëse është dikush që ju pëlqen në vendin e punës dhe e njihni më shumë, atëherë përqafojeni plotësisht! Por, duhet ta keni parasysh që kjo marrëdhënie duhet të formohen në mënyrë organike, sepse nga natyra jemi njerëz që ndihemi më rehat me dikë sesa me të tjerët.

Një i besuar në burime njerëzore

Ka përfitime të qarta nga krijimi i lidhjeve me dikë i cili, ka qasje në informacion rreth hapjeve të punës, përpara se “fjala ta marrë dhenë”. Çuditërisht shumë punonjës nuk mbajnë kontakte me burimet njerëzore pasi të punësohen. Kjo nuk është diçka e mirë, duke e marrë parasysh që njerëzit aty brenda kanë shumë informacion në lidhje me kompaninë.

Për të krijuar raporte, lidhuni me një përfaqësues të burimeve njerëzore çdo muaj për të diskutuar në lidhje me qëllimet tuaja të karrierës, duke u siguruar që ta bëni atë personalisht. Emailet nuk janë aq të rëndësishëm për të krijuar lidhje, kur vjen fjala të marrëdhëniet e forta.

Jini transparent kur shprehni objektivat tuaja të karrierës! Sepse nëse nuk i tregoni dikujt në burime njerëzore që dëshironi të punoni në një departament tjetër, si ta dinë ata?

“Një sponsor” me ndikim

Të kërkosh ndihmën e një mentori është ndryshe nga lidhja me një punonjës me ndikim, i cili mund t’i mbështesë aftësitë tuaja dhe të thotë fjalë të mira për ju tek shefi, kur vjen puna deri te promovimi. Kjo ju bën që të keni avantazh ndaj kolegëve të tjerë.

Nëse kompania nuk ka një program zyrtar mentorimi, drejtohuni te personit drejtpërdrejt dhe jini specifik në kërkesën tuaj! I thoni pse e keni admiruar gjithmonë punën e tyre dhe pyesni, nëse do të jetë i gatshëm t’ju udhëzonte në fusha të caktuara që ju po kërkoni të përmirësoni!

Vendosni pritshmëri se sa shpesh do të dëshironit ta shihnit dhe kërkoni nga ai ta bëni këtë! Në këtë mënyrë do të krijoni një lidhje me dikë i cili edhe ju pëlqen si profesionist edhe do t’ju ndihmojë për të ecur përpara, kur është fjala të bisedojë me shefin.

“Një konkurrent”

Një punonjës i zgjuar i shndërron “kundërshtarët” në aleatë. Shpesh i plotësoni pikat e forta të njëri tjetrit. Duke bashkëpunuar mund të përmirësoni grupin e aftësive dhe reputacionin tuaj. Punoni së bashku në një projekt ku të dy mund të shkëlqeni dhe më pas lavdëroni publikisht kontributin e tjetrit! Shefi do t’ju ketë në sy të mirë.

“Rojtarin”

Ky person mund të jetë recepsionisti, asistenti i shefit, ose dikush tjetër i këtyre pozitave. Gjersa rolet e tyre dallojnë, këta njerëz kanë diçka të përbashkët: qasje në nivele më të larta. Sepse, edhe nëse mendoni që recepsionistët kanë pozitë më të vogël në kompani, ata shpesh janë “veshi” i menaxhmentit. Ata mund t’ju paralajmërojnë për një projekt të ri që po bëhet gati.

Merrni këta njerëz për drekë, kafe ose thjesht bëni ndonjë plan jashtë punës! Por, gjithmonë të jeni të sinqertë.

Share.