Megjithatë ka disa njerëz, përreth 7-10% e të ftuave që nuk bëjnë dhuratë. Kush janë këta njerëz dhe si të silleni me ta nëse ndodh diçka e tillë në dasmën tuaj?
PS: Ajo që duhet të bëni është të merrni parasysh rrethanat e veçanta, marrëdhënien tuaj me personin dhe të veproni (ose të mos veproni) në përputhje me rrethanat.
Njerëzit që pranojnë ftesën, por nuk shfaqen
Ndodh që dikush ta pranojë ftesën dhe të mos shfaqet në dasmë, sepse “i ka ndodhur diçka e papritur”. Shpesh këta njerëz bëjnë sikur harrojnë pas dasmës dhe nuk e marrin mundimin të dërgojnë një dhuratë. Në fakt, duhet ta bëjnë pikërisht për të justifikuar stresin që ju kanë shkaktuar, si dhe shpenzimet që bëre për të dhe nuk t’u gjend pranë në një moment të rëndësishëm si dasma.
Si të silleni me të?
Nëse ky person është i largët me ju, atëherë diçka e tillë është e kuptueshme. Por nëse ky njeri është i afërt me ju, e sigurt që do të ndiheni të zhgënjyer. Megjithatë, nuk keni pse prishni marrëdhënien tuaj me të, thjesht lëreni pas.
Mikja/miku i krisur
Të gjithë e kemi një mik të shkujdesur që gjendet kudo. Ata janë sa në njërin vend në tjetrin dhe harrojnë të krehin flokët, jo më të bëjnë një dhuratë dasme. Është e paevitueshme që këta miq ta neglizhojnë dhuratën e dasmës, edhe pse mund të ketë kaluar shumë kohë.
Si të silleni me të?
Nëse kanë kaluar disa muaj nga dasma dhe juve ende ndiheni të lënë pas dore nga miku juaj, atëherë konsideroni të bëni një bisedë të sinqertë me ta. Bëjini të qartë mikut tuaj se për ty s’ka rëndësi natyra e dhuratës, por do të doje të paktën një letër ose mesazh që të ndiheshe e vlerësuar.
I ftuari që ta kthen me të njëtën monedhë
Nëse shkoni në dasmën e dikujt dhe nuk i çoni një dhuratë, atëherë mos prisni që ky person t’ju sjellë gjë. Është mëse e qartë, çfarë do mbjellësh, do korrësh!
Personi që nuk i ka mundësitë
Duhet të merrni parasysh edhe mundësitë që ka një i ftuar. Thjesht jini mirënjohëse që ky person të respektoi duke ardhur në dasmë.
Personat e largët
Do të ketë gjithmonë një person/mik të largët që e ke pasur me dyshim ta ftosh apo jo. Zakonisht këta njerëz vijnë në dasmë, sepse e kanë ndarë mendjen të bëjnë qejf. Janë nga ata që vetëm kërcejnë gjithë natën, pijnë dhe s’duan t’ia dinë fare ku janë. Shumicën e rasteve, as nuk e marrin mundimin të sjellin qoftë një dhuratë simbolike.
Si të silleni me të?
Është normale të ndiheni e ofenduar, megjithatë thjesht distancohuni me këtë person, pa u treguar e pasjellshme. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk u interesojnë dhuratat e dasmës, atëherë vazhdoni të mbani të njëjtën marrëdhënie si më parë.