Sonë territorin e Komunës së Malishevës, 5 raste janë regjistruar me covid-19. Të dhënat janë konfirmuar në komunikim e rregullt të Komunës së Malishevës me IKSHPK dhe me rastet në terren. Edhe pse në raportin e  IKSHPK, janë regjistruar 7 raste, njëri rast është ritestim i një personi të regjistruar më herët dhe një rast është nga një komunë tjetër.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri në sot, me covid-19 janë regjistruar 591 raste, prej tyre 492 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 63 raste

Share.