Në 24 orët e fundit në Malishevë 5 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3422 raste, prej tyre 3291 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 45 raste./TV Malisheva