Në territorin e Komunës së Malishevës, gjatë ditës së sotme, nga covid-19 janë shëruar 5 persona dhe janë regjistruar 3 raste të reja.

Kjo është konfirmuara nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, përkatësisht shtabin emergjent komunal.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë së covid-19, e deri më sot, me covid janë regjistruar 2826 raste, prej tyre 2701 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 40 raste.

Share.