Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, që merret me menaxhimin e situatës pandemike në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1105 raste, prej tyre 1028 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 25 persona./TV Malisheva

Share.