Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 5 persona, ndërsa është regjistruar një rast i ri me covid-19.

Këto të dhëna janë të bazuara në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në të dhënat e komunikimit të rregullt të komunës, në kuadër të menaxhimit dhe monitorimit të situatës pandemike.

Rasti i ri është regjistruar në Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.

Gjendja me pandeminë e covid-19, në Komunën e Malishevës, është kjo: deri më sot me covid-19 janë regjistruar 269 persona, prej tyre 234 janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 11 persona. /TV Malisheva

Share.