Për regjimin e Jennifer Lopez është folur shumë herë, por kjo aktore dhe këngëtare tërheqëse gjithmonë intrigon me trupin dhe figurën e saj të bukur, e cila do t’i turpëronte edhe koleget e saj dy herë më të reja.

Për të, as të dielave nuk ka pushim nga aktiviteti fizik. Këtë ua zbuloi Lopez fansave të shumtë në profilin e saj në Instagram kur e postoi një fotografi nga palestra.

Fotografia e paraqet Lopezin e mbuluar me djersë duke e përfunduar trajnimin e saj standard, ndërsa rezultatet janë gjithsesi të dukshme.

Me ndihmën e profesionistëve, këmbënguljes dhe vullnetit, këngëtarja 50-vjeçare tani është sinonim për një nga zonjat me trupin më të bukur në Hollywood.

Edhe pse gjithmonë është kujdesur për pamjen e saj, në dy vitet e fundit, që kur është në lidhje me sportistin Alex Rodriguez, JLo po ushtron shumë. Bashkëshorti i saj i ëndrrave, me të cilin u fejua në shkurt të këtij viti, i jep asaj forcë kur bëhet fjalë për shkuarjen në palestër.

Ata shpesh ushtrojnë së bashku, ndërsa Alex si një ish lojtar bejsbolli e udhëzon të dashurën e tij se si të ketë rezultate sa më të mira.

Share.