Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuat se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 17 raste të reja me COVID-19, ndërsa 1 person ka humbur jetën.
Sipas institutit, janë shëruar 112 pacientë, ndërsa numri total i rasteve aktive është 531.
“Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791. Në total numri i rasteve aktive është 531”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë..
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës./TV Malisheva