Aktualisht në Kosovë janë 534 raste aktive me COVID-19. Më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 138 raste aktive me koronavirus janë në Komunën e Prishtinës, e pasuar nga Ferizaj me 46, Prizreni 42, Gjilani 33 raste, Suhareka 26 raste dhe komuna tjera me dhjetëra raste.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 14 raste të reja me COVID-19.
Në këtë raspor bëhet e ditur edhe se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.690 doza të vaksinës dhe 821.084 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse deri më sot janë dhënë 100.583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./TV Malisheva