Aktualisht në vend janë 545 raste aktive me COVID19. E që më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 158 raste aktive me COVID-19 janë në Prishtinë, ndërsa 50 raste në Ferizaj, 41 raste në Prizren39 raste në Gjilan dhe dhjetëra raste në komuna të tjera.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 20 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa ka treguar se për një ditë janë dhënë 214 doza të vaksinës antiCOVID19.

E prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1.822.924 doza të vaksinës, dhe 820.768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./TV Malisheva

Share.