Aktivisti i çështjes kombëtare që jeton dhe vepron në Finlandë, njëherit edhe kryetar i Rrjetit të bizneseve shqiptare në këtë shtet, Omer Nura përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur që me ndihmën e konsullit, Jouni Lehtimäki e kanë ndalë propagandën kundër luftës së UÇK-së në një dokumentar në Finlandë.

Postimi i plotë:

Sot është bërë nje punë e madhe ku te gjithë Shqipëtaret dhe konsulli i nderit dhe miku ynë z. Jouni Lehtimäki u bënë bashkë për ta nderpre propaganden për UÇK-në tonë dhe pafajsinë e Shqipëtare te Kosoves ne nje dokumentar nga njera kompanitë me te mëdha te kinematografise Finlandeze.

Dua te falenderoj ata qe dhanë informacion deri te ne, qe ne te mundemi te komunikojmë dhe te kerkojmë qe rrjedha e drames te merr qasjen e duhur për UÇK-në si qlirimtare dhe shpëtuese dhe mbrojtësë se pragut te shtepisë se vetë!

Me respekt,

Omer Nura

“TE BASHKUAR JEMI TE FORTË”

Share.