Një burrë i moshës 59 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmë në fshatin Kjevë të Malishevës pasi është goditur nga një veturë, shkruan TV Malisheva.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj, i cili ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:36.

Xhurkaj tha se i dyshuari (20 vjeç) është arrestuar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë e ka goditur viktimën.

Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari E.U – i lindur 2002, kishte qenë duke drejtuar automjetin e ti Vw-Tiguan ne rrugën kryesore te fshatit Kjevë, ne drejtim te fsh. Cerravik, dhe kur ka arritur ne breg te Kjevës , duke mos ju përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave te rrugës, pa pritmes me pjesën ballore te anës se djathtë, godet këmbësorin tani te ndjerin I.K, iindur 1962 , cili ne momentin kritik kishte qene duke ecur ne skaj te rrugës ne anën e djathtë, dhe si pasoje e goditjes fatale viktima humb jetën ne vend ngjarje. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-Malisheve. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër te prokurorit viktima dërgohet për autopsi , ndërsa i dyshuarin ndalohet ne ndslim policor prej 48 orësh. Hetimet ne vijimësi“, tha Xhurkaj për Sinjalin.

Share.