Një 59-vjeçar është arrestuar nën dyshimet se i njëjti ia ka futur flakën veturës së fqinjit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut, ku i dyshuari, N. Ll., ia dogji veturën pronarit në afërsi të banesës, rreth orës 04:00 të mëngjesit.
“Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/k./ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tije”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.
“Bazuar në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit të cilët banojnë në të njëjtin lokacion”.
Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /TV Malisheva.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.
Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/k/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tije.
Bazuar në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit të cilët banojnë në të njëjtin lokacion.
Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.