Që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe janë shfaqur dy rastet pozitive me COVID-19 në Kosovë e deri më tash janë 106 mijë e 538 qytetarë të cilët janë infektuar me koronavirus.
Shkak i infektimit me virusin korona, prej 22 marsit të 2020-ës kanë vdekur 2 mijë e 213 qytetarë. Kështu bëhet e ditur në të dhënat ditore të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK).
Aktualisht në vend janë 6 mijë e 102 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102“, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren 11 raste, Ferizaj 8 raste, Drenas 6 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Prishtinë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Pejë dhe Shtime./TV Malisheva