Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në shtabin emergjent komunal në Malishevë, nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga shfaqja e rastit të parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1099 raste, prej tyre 1011 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 36 persona./TV Malisheva

Share.