Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë bërë 3.561 testime për koronavirus, ndërsa 242 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 173, Prilep – 12, Manastir – 10, Kavadar – 9, Kumanovë – 6 etj.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë me COVID-19 dhe 247 janë shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 225.972, prej të cilëve 213.174 janë shëruar, ndërsa 7.981 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 4.817./TV Malisheva