Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot  ka shpërndarë 60 makina spërkatëse për bujqit, shkruan TV Malisheva.

Sipas njoftimit nga Komuna, kjo po bëhet në kuader të subvencionimit të fermerëve. Në shpërndarjen e këtyre mjeteve kanë kontribuar bujqit me 30 për qind dhe komuna me 70 për qind të shumës. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të përkrahjes për bujqit, Komuna e Malishevës sot i ka shpërndarë edhe 60 spërkatëse 400 litërshe, për 60 bujq. Ky subvencion është në kuadër të shpalljes publike të Drejtorisë për Bujqësi dhe Blegtori, për subvencionimin e femerëve dhe krahas shpërndarjeve të mekanizimit tjetër bujqësor,  janë shpërndarë edhe këto spërkatëse montuese 400 litërshe.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, ky projekt i subvencionimit të bujqve, është rreth 33 mijë euro, ndërsa përfitues janë 60 bujq, të cilët kanë participuar me 30 për qind të shumës, ndërsa komuna me 70 për qind.

“Ky nuk është projekti i fundit, por është në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme në sektorin e bujqësisë për bujqit e komunës sonë, pasi paraprakisht kemi shpërndarë motokultivator, tani spërkatëse montuese 400 litërshe,  e më pas edhe makina mjelëse dhe shpërndarëse të plehut kimik”, ka thënë drejtori Hoxha, dhe sipas tij, edhe këtë sikur edhe çdo vit tjetër, drejtoria planifikon përkrahje të vazhdueshme për bujqit.

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107