Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 61 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë këtyre orëve janë ndaluar 7 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 3 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një automjeti të tipit Rover 451.6 – ngjyrë hiri metalike.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar 3 persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për 1 person. Gjithashtu, ka vdekur 1 person në rrethana të dyshimta. Prokurori kujdestar ka lëshuar urdhëresë për obduksion dhe rasti cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 16 aktakuza kundër 23 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar 3 persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosje’’ dhe ka ngritur 30 aktakuza ndaj 30 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 2 personave të dyshuar dhe ka ngritur 3 aktakuza, kundër 5 personave. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një 1 aktakuzë, kundër një 2 personave, për veprën penale ‘’Kanosje’’.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar, ka bërë 1 kërkesë për sekuestrim, si dhe ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi.