Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 64 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 208 testime. Duke bërë që pozitiviteti i rasteve të jetë 30.76%.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 12 persona nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve me koronavirus është 225 mijë e 399.

Në total numri i rasteve aktive është 322.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë dhënë 63 doza të vaksinës kundër COVID-19. /TV Malisheva

Share.