Harta e të prekurve me koronavirus në Shqipëria është zgjeruar edhe në Kavajë, ku janë raportuar edhe pesë raste të reja, dy prej të cilave në Kavajë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se në total, në gjithë Shqipërinë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 64, ku numri më i lartë është në Tiranë.

Ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

•Tiranë 45 qytetarë

•Durrës 5 qytetarë

•Lushnje 2 qytetarë

•Elbasan 2 qytetarë

•Fier 6 qytetarë

•Rrogozhinë 2 qytetarë

•Kavajë 2 qytetar

5 raste të reja, 3 janë italianë

– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri

– Një 80 vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja

32 në spitalin infektiv

Në Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej ty re nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Share.