67 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në spitalin në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur spitali të shtunën në mëngjes.
Numri i pacientëve me COVID-19 të premten ishte 70. Pra numri po shkon duke rënë.
Sipas njoftimit shtatë pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.
Prej të hospitalizuarve, 26 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nëntë janë në gjendje më të rëndë. Të tjerët kanë gjendje stabile.
“Nga personeli i spitalit, pesë mjekë, 11 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19. Një pacient i moshës 73-vjeçare nga Komuna e Klinës, fatkeqësisht ka vdekur gjatë ditës së djeshme. I ndjeri ka qenë me diagnozë COVID-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës./Tv Malisheva