Emin Bajrami është futbollisti që mban ende rekordin sa i përket numrit të golave të shënuar brenda një ndeshje të vetme. Dhe, për thyer monotoninë nga qëndrimi në karantinë, ai ka rrëfyer momentet nga ajo ditë që u shkrua në histori të futbollit të Kosovës.
10.05.2000 – Kjo është data që nuk do harrohet asnjëherë nga tifozët e futbollit kosovar, por edhe nga vet ish sulmuesi i mirënjohur, i cili tash ushtron detyrën e trajnerit.
Në atë kohë, Emin Bajrami ishte pjesë e skuadrës së Llapit dhe ndeshjen e fundit të kampionatit do e zhvillonin ndaj Ballkanit të Suharekës, skuadër e cila veç kishte rënë nga elita e futbollit kosovar.
Bajrami ka rrëfyer për Gazeta Metro momentet nga ajo ditë që u shkrua në histori të futbollit të Kosovës, rekord i cili edhe sot mbahet nga vet ai.
“E mbaj mend mirë atë ditë. Ishte viti 2000 dhe ishte ndeshja e fundit e atij sezoni. Ne luanim kundër Ballkanit që dy ose tri xhiro para përfundimit, kishte humbur statusin për të qëndruar në kampionat. Për të qenë korrekt, ata nuk ishin me ekipin e parë dhe iu ishte dhënë mundësia disa futbollsitëve të rinj”.
“Më kujtohet që dy gola kam shënuar dy gola nga penalltia dhe pesë të tjerë nga loja. Në atë e ndeshje e gjithë skuadra ka luajtur për mua, sepse dëshironin të më ndihmonin që të shpallem golashënuesi më i mirë. Nëse nuk jam gabim, në atë sezon kisha shënuar 23 gola” – ka thënë Bajrami për Gazeta Metro.
Ndryshe, Llapi e kishte fituar atë ndeshje me rezultatin 8-3.