Kryerja e studimeve dhe e detyrave të punës në të njëjtën kohë është mjaft sfiduese. Gjatë 24 orëve të ditës do të jeni të ngarkuar me të gjitha afatet dhe përgjegjësitë që keni. Kjo kohë është stresuese në të gjitha drejtimet. Baraspeshimi i suksesshëm i punës dhe shkollimit ju bën që të keni stres më të ulët, nota më të mira dhe cilësi më të lartë të punës.
Në këtë artikull mund t’i gjeni disa hapa të cilët do t’ju ndihmojnë dukshëm për t’i përballuar detyrat dhe prioritetet tuaja.
Si ta gjeni baraspeshën?
Planifikoni orarin tuaj të punës dhe të njësive mësimore
Për ta balancuar punën dhe shkollën, duhet fillimisht t’i përcaktoni oraret për të dyja, në mënyrë që të mos keni mbivendosje dhe kjo t’ju shkaktojë stres. Hulumtoni orët mësimore se kur i keni dhe mundohuni që ta zvogëloni kohën në mes tyre, sa më shumë që të jetë e mundur! Nëse nuk mund të bëni asgjë në këtë drejtim ta paktën ato pauza shfrytëzoni për detyrat e shkollës ose për të studiuar.
Një mënyrë tjetër është, të mundoheni të merrni sa më shumë orë në një ditë në mënyrë që ta zvogëloni numrin e herëve që do t’ju duhet të shkoni në kampus. Nëse e bëni këtë do të keni më shumë kohë gjatë javës dhe kjo do t’ju lirojë kohë si për studime ashtu edhe punë dhe aktivitete tjera.
Organizimi me prioritet
Lista e detyrave është një prej hapave më të rëndësishëm për gjetjen e baraspeshës. Mbani pajisjet shkollore të pajisura mirë, mbushni telefonin dhe vendosni materialet në vendet përkatëse! Lista e planifikimit dhe detyrave është shumë e rëndësishme, sepse kjo bën që të mos i harroni detyrat por edhe t’i përfundoni sipas rëndësisë.
Eliminoni shpërqendrimet
Koha e humbur është një nga gjërat që nuk ju duhen fare gjatë periudhës kur studioni dhe punoni njëkohësisht. Andaj largohuni nga shpërqendrimet e ndryshme si televizori, muzika ose miqtë gjatë gjithë kohës! Dhoma juaj kur jeni në shtëpi ose biblioteka janë vendet më të mira për ta shfrytëzuar gjithë kohë e lirë për të mësuar.
Bëni pushime
Studimet tregojnë që, një njeri mund të përqendrohet më së shumti deri në 90 minuta në të njëjtën kohë. Për ta arritur përqendrimin maksimal dhe të bëni studime efikase duhet të pushoni vazhdimisht për t’u rifreskuar.
Shëndeti juaj është i pari
Balancimi i punës dhe shkollës kërkon energji të madhe. Mënyra më e mirë për të pasur energji ende është t’i mbani të larta nivelet tuaja të energjisë. Bëni çmos për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe hani çdo vakt, por edhe gjumi të jetë prioriteti juaj më i madh. Gjumi adekuat është thelbësor për të qenë produktiv dhe të përqendruar.
Komunikim të hapur
Komunikimi i hapur është një hap tjetër po aq i rëndësishëm për balancën e jetës. Komunikoni lirshëm me menaxherët dhe profesorët tuaj! Nëse ata e dinë që po punoni dhe studioni në të njëjtën kohë, atëherë do të keni mirëkuptim më të madh nga ana e tyre për mbingarkesën. Po aq i rëndësishëm është edhe komunikimi me familjen dhe miqtë që t’ju kuptojnë dhe mbështesin.
Kërkoni mbështetje
Nëse keni vështirësi në ndonjë detyrë që nuk po ju lejon të përqendroheni as në punë, është mirë të kërkoni ndihmë nga dikush që ka njohuri në atë fushë. Ky person jua kursen kohën dhe energjinë të cilat do t’i shpenzonit për të gjetur zgjidhje, kështu edhe do të jeni më të qetë në vendin e punës. /Akademi Pune
/TV Malisheva