2 mijë e 198 qytetarë në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Shifra këto që janë regjistruar që nga 22 marsi i 2020-tës kur edhe u raportua për vdekjen e parë si pasojë e infektimit me SARS CoV2.
Në të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), deri më tash pra nga 12 marsi i 2020, në vend janë 106 mijë persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Aktualisht në vend janë 7 mijë e 156 raste aktive me COVID-19.
Ndërsa, vetëm në 24 orëshin e fundit në vend është raportuar për 3 vdekje dhe 158 raste pozitive.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast. /TV Malisheva