Sipas përllogaritjeve ‘konservatore’ të agjencive të inteligjencës së SHBA’së, 7000 mijë rus janë vrarë në luftën e Ukrainës.
Agjencitë e inteligjencës amerikane i kanë thënë gazetës amerikane The New York Times se këto janë kalkulime nga më konservatoret nga ta.
Sipas kësaj llogarie Rusia ka pësuar më shumë ushtarë të vrarë në 21 ditë të luftës në krahasim me 21 vite të luftës në Afganistan dhe Irak.
Deri tani sipas konfirmime vizuale të humbjeve ruse në Ukrainë janë shkatërruar 233 tanke, 474 autoblinda, 69 sisteme mbrojtëse kundërajrore, 94 sisteme artilerie, 13 aeroplanë luftarak dhe 32 heelikopterë.
Ukrainasit kanë shifra më të larta, dyfishin e agjencive amerikane. 14 mijë ushtarë të vrarë rus sipas shënimeve të 17 marsit./TV Malisheva