Që nga 24 shkurti, bota vijon të mbetet nën aromën e hidhur të luftës që ka pushtuar Ukrainën. Edhe pas bisedimeve që u zhvilluan ditën e sotme mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, Moska nuk ka e ndalur sulmin, duke e lënë situatën njësoj shqetësuese.
Gjatë këtyre 5 ditëve, përveç Ukrainës dhe Rusisë, situatat e pazakonta kanë përfshirë edhe vendet e tjera si Gjermania, Zvicra, Suedia.
Këto janë 7 ngjarjet që shkaktuan jo pak habi në botë, për shkak se nuk kishin ndodhur ndonjëherë më parë.
- Suedia dërgon ndihma ushtarake në një konflikt të armatosur për herë të parë nga 1939.
- BE dërgon armë në një konflikt të armatosur për herë të parë në histori.
- Sekretarja e Jashtme mbështet britanikët që duan të shkojnë në luftën e Ukrainës.
- Zvicra braktis neutralitetin e saj historic, miraton sanksione kundër Rusisë.
- NATO aktivizon për herë të parë “Aktin e Mbrojtjes Kolektive”.
- Gjermania përmbys politikën historike, nis raketa dhe armë antitank në Kiev.
- Shqipëria dhe SHBA propozojnë Rezolutën për Ukrainën, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
/TV Malisheva