Sot në Komunën e Malishevës, janë shëruar 7 persona dhe 1 rast i ri ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo është konfirmuar në bazë të rezultateve zyrtare të publikuara nga IKSHPK, dhe në njoftimet zyrtare të komunikimit me komunën.

Numri i rasteve aktive është 40 raste.

Rasti i ri i regjistruar me COVID-19, është nga fshati Carrallukë.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars kur është regjistruar rasti e i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 179 persona, të cilët janë konfirmuar nga IKSHPK, ndërsa 126 prej tyre janë shëruar, 40 raste janë aktive, kurse 13 persona kanë vdekur./Tv Malisheva

Share.