Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja.
Këto të dhëna janë të konfirmuara përmes komunikimit të rregullt të shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPK, IRSHP në Prizren, QKMF në Malishevë dhe në komunikim me rastet në terren.
Në raportin e ISKHPK të ditës së sotme, është raportuar se sot janë regjistruar 7 raste në Malishevë, mirëpo njëri rast është ritestim dhe jo rast i ri.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1066 raste, prej tyre 953 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 64 raste./TV Malisheva