Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 7 persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 9 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në komunikimin me rastet në terren.
Raste e reja të regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Malishevë, 2 raste në Pagarushë, 2 raste në Kijevë, 1 rast në Llazicë, 1 rast në Carrallukë dhe 1 rast në Senik.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 494 raste, prej tyre 379 janë shëruar, 30 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 85 raste.