Ndonjëherë mjafton një fjalë e dikujt, që të ndikojë në mendimet tona. E ne sot po ua përçojmë lexuesve tanë këto thënie nga personalitetet e shquara, që së paku në një mendim apo veprim të ardhshëm të reflektojnë nga këto fjalë.

“Guximi nuk është të kesh forcë për të shkuar përpara. Guxim është të shkosh përpara kur nuk ke forcë”
– Napoleon Bonaparta

“Shpata mund t’i fitojë territoret, por jo edhe zemrat. Forca mund ta përkulë kokën, por jo edhe mendjen”
– Mirza Tahir Ahmad

“Nëse ne s’kemi paqe, kjo është për shkak se kemi harruar që ne i përkasim njëri-tjetrit”
– Nëna Terezë

“Sado e thjeshtë që një femër mund të jetë, nëse e vërteta dhe ndershmëria janë të shkruara në skalitura në fytyrën e saj, ajo do të jetë e bukur”
– Eleanor Roosevelt

“Kurrë s’kam takuar ndonjë njeri aq injorant sa të mos mësoj asgjë prej tij”
– Galileo Galilei

“Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë, madje as problemet tona”
– Charlie Chaplin

“Ai që mund të ketë durim, mund të ketë çdo gjë që dëshiron.”
– Benjamin Franklin

/TV Malisheva

Share.