Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 70 raste të reja me koronavirus nga 1.147 testime dhe fatmirësisht asnjë i vdekur.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 12 të infektuar me COVID janë të shtruar në spital, ku një është në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 27. Numri i rasteve aktive është 434, ndërsa janë shëruar 140 qytetarë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 273.529 raste pozitive, prej tyre 269.603 janë shëruar, 434 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.492 pacientë.

/TV Malisheva

Share.