Sot më 17 maj 2020, mbushën plot 71 vite nga rënia heroike e heroit kombëtar Rifat Berisha në fshatin Gajrak të Malishevës së bashku me bashkëluftëtarët e tij Islamin, Mustafën dhe Brahim Berishën .
Rifat Latif Berisha, lindi në fshatin Berishë të Drenicës 1910, ishte aktivist shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte edukuar nga xhaxhai tijTahir Berisha, mendimtarit të shquar të filozofisë popullore të kohës së tij ,duke mësuar për veprimtarinë e personaliteteve më të shquara historike të kohës, si Azem Galica, Hasan Prishtina , Shaban Polluzha e Shtjefën Gjeçovi.Edukimin e filloi në Drenicë dhe Gjakovë për të përfunduar Akademinë Ushtarake në Tiranë. Veprimtaria politike e ushtarake e Rifat Berishës, për detyrat e përgjegjësitë e shumta që pati në kohën e tij, si ushtarak dhe nënkryetar i Konferencës së Bujanit në fillim vitit 1944, e cila në Rezolutën e Bujanit pati nënvizuar : “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron të bashkohet me Shqipërinë ”. Është e njohur që pas përfundimit të luftës, në një Konferencë të Komitetit Krahinor të Kosovës më 10 korrik 1945 në Prizren, shqiptarëve ju mohua e drejta e bashkimit me Shqipërinë.
Rifat Berisha kurrë nuk u pajtua me tradhetinë që iu bë Konferencës së Bujanit dhe vendimeve të saj,për çka edhe u vu në shënjestër të pushtetit të atëhershëm serbo-jugosllav- OZNA-s.Veprimtaria e tij kombëtare dhe lidhjet e tij me shumë patriotë shqiptarë dhe pas një tentimi të pushtetit për ta arrestuar ai bëhet pjesë e ilegalitetit.Pikërisht më, 17 maj të 1949, deri sa ishte në fshatin Gajrak së bashku me një njësit I cili kryesisht përbëhej nga familja Berisha nëpërmjet tradhëtisë rrethohet nga një ekspeditë policore e sigurimit të brendshëm shtetëror të Jugosllavisë (OZNA).Luftimet zgjatën gati tërë ditën kundër një numri të madh ushtarësh dhe policësh serb të grumbulluar në tre rrethe , për shkak të mungesës së municionit njësiti tenton të dalë nga rrethimi ku edhe bien heroikisht Rifat,Islam,Mustafë e Brahim Berisha.Prej tyre arritën të largohen vetëm Halit e Jahir Berisha. Pushteti i atëhershëm jugosllav në vazhdimësi zhvillonte një terror e represion për të gjithë fisin Berisha e po ashtu miqtë e kësaj familje. Por, ky imponim I Jugosllavisë atëhershme nuk i ndali dot përpjekjet e shumë patriotëve shqiptarë që në forma të reja të fshehta të vazhdonin dhe të organizoheshin e luftonin për liri, çlirim e bashkim kombëtar.Nëpër ato shtigje të guximshme pas 49 viteve lindi dhe u krijua e lavdishmja– Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtria e Adem Jasharit dhe erdhi me fitoren e lirisë e të pavarësisë. Kështu u bë realitet një pjesë e madhe e aspiratës se atij brezi dhe e të gjithë brezave që e ëndërruan lirinë, çlirimin e bashkimin kombëtar.
‘’Çka shkoi , e pamë ,çka asht po e shohim, por me rëndësi asht të dimë çka do të vjen nesër ‘’ Tahir Berisha/ Shkruan në profilin e tij Behar Berisha / TVMalisheva