Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651. Në total numri i rasteve aktive është 4.489”, thuhet në njofitm./TV Malisheva