78 pacientë të infektuar me virusin COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Prej tyre, 17 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 24 pacientë janë shëruar, dhe 38 të tjerë janë me oksigjeno terapi, kështu kanë bërë të ditur nga ky spital.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 24 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftim./Tv Malisheva

Share.