Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 79 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

COVID-19: 79 pacientë po trajtohen në SHSKUK

79 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të punës për datën 11 korrik 2021, prej tyre 26 janë të konfirmuar pozitivë dhe 40 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë:

20 të konfirmuar me COVID-19

34 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 19 pacientë + 10 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë

6 të konfirmuar pozitivë

6 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë/TV Malisheva

Share.