Protestuesi shqiptar, Isuf Koka i cili gjuajti me armë drejt turmës së protestuesve në Shkup që protestonin kundër propozimit francez, është lënë tetë ditë në paraburgim.

Qindra protestues kanë gjuajtur me gur drejt statujës së Skënderbeut dhe dyqaneve përreth, teksa Koka ka dalë me armë duke e mbrojtur.

Isuf Koka është vëlla i Zudi Enuzi Koka, drejtor i NP “Higjienën komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi pas incidentit.

Në këtë moment protestuesit u zmbrapsën nga hoteli nga i tij.

Ai po ballafaqohej për herë të dytë me sulmin e protestuesve maqedonas, pasi më herët ata kanë dëmtuar makinat e klientëve dhe hodhën sende të forta drejt hotelit të tij./TV Malisheva

Share.