Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 8 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 3 raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

Tri rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: Llazicë, Llapçevë dhe Pagarushë, ndërsa numri i rasteve aktive është 35 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 558 raste, prej tyre 487 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 35 raste. /TV Malisheva

Share.