Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 8 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar 1 rast i ri.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, gjithsejtë janë regjistruar 3445 raste me covid, prej tyre 3335 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 24 raste.
/TV Malisheva