Sot në territorin e Komunës së Malishevës, tetë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 511 persona, prej tyre 406 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 73 persona.