81 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 1.224 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
33 raste me COVID-19 kanë rezultuar në Tiranë, tetë në Sarandë, gjashtë në Vlorë, pesë në Shkodër, Gramsh, katër në Divjakë, tre në Rroskovec, Dropull, dy në Lezhë, Delvinë dhe nga një në Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Kamzë, Dibër, Fier, Lushnjë, Memaliaj, Devoll, Prrenjas.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 634 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268.764.
Shqipëria ka regjistruar deri më tash 272.885 raste me koronavirus, prej tyre 268.764 janë shëruar, 634 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.487 pacientë.
/TV Malisheva