Gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë janë regjistruar 85 raste të reja me COVID-19 dhe 33 persona janë shëruar nga ky virus, shkruan TV Malisheva.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë regjistruar gjithsej 1979 raste, nga ta 1216 janë shëruar dhe 53 kanë vdekur.
Raste aktive me COVID në Malishevë janë 709 persona. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 33 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 85 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1979 raste, prej tyre 1216 janë shëruar, 53 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 709 persona.