Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 871 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk ka pasur ndonjë të vdekur nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 341 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 263.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 253 doza të vaksinës kundër COVID-19.
/TV Malisheva