Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.
Sipas institutit, deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit.
Përndryshe, që nga paraqitja e koronavirusit në Kosovë, kanë vdekur 2 mijë e 991 persona./TV Malisheva