Ajo vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor.

Fjala është për këngëtaren Luana Vjollca, e cila kësaj radhe bashkoi forcat me artistin Jay Santos për këngën “Locos”.

Projekti u prit mirë nga fansat e dyshes dhe duket se vera nuk do të mbarojë me kaq për artisten e mirënjohur.

Biondja së fundmi ka publikuar një fotografi nga studio e producentit Bini Diez, e cila siç shihet po punon në projektin e radhës.

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë, Luana pritet që në vazhdim të sjellë një tjetër këngë për admiruesit e muzikës së saj.

“Locos” përndryshe për vetëm pak ditë ka mbledhur mbi dy milionë klikime në kanalin e popullarizuar, YouTube.

Ndërsa tani, presim të shohim befasinë e këngëtares nga Shqipëria. /TV Malisheva

Share.