Zogaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky skandal është interesant pasi këtë po e bën Ministria e Ambientit, përkatësisht Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi.

“Skandali me ndertimet ne Brezovice po me duket interesant, jo pse Surroi eshte bashkepartner ne kompani me te akuzuarin per dhenie te ryshfetit, por se kete po e ben Ministria e Ambientit, dmth po e bejne Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi”

Ai thotë se Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi janë në një “lufte speciale” me kryeministrin Albin Kurti dhe afërsinë e tij me Veton Surroin në çështje të dialogut.

“Me nje fjale, pushteti i madh, po i ben kundershtare edhe Albinin dhe Liburnin”./TV Malisheva

Share.