Cristiano Ronaldo Junior, djali i yllit portugez Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar zyrtarisht për Manchester United.
Ronaldo i ri, i cili do të festojë 12-vjetorin e lindjes më 17 qershor, me rikthimin e të atit në “Old Trafford” nisi stërvitjet me kategoritë e të rinjve të Manchester United.
Ai dje u prezantua zyrtarisht si lojtar i ri i pionierëve të Djajve të Kuq së bashku me shokun e skuadrës Gabriel.
Cristiano junior zgjodhi edhe numrin që do të vishte në fanellë, sigurisht të njëjtë me atë që bartë babai i tij.
Gjyshja e tij Dolores Aveiro ka deklaruar më parë se i riu është një lojtar më i mirë se Cristiano në moshën e tij./TV Malisheva