Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Para dy ditësh, Leonora ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Komandant” e cila është dedikim për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan GazetaBlic.

Kjo këngë u bë virale dhe u komentua mjaft në mediet serbe ku e quajtën: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar: “Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën “Komandant”./TV Malisheva

Share.